Futboll Seria A Sport

SHKELQEN NË ITALI/ Napoli “kthehet” në Champions, Rrahmani i hap rrugën fitores në Firence (VIDEO)

Napoli ka marrë një fitore në fushën e Fiorentina-s.

“Axurrët” kanë fituar 2-0 në Franchi dhe janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes përkohësisht duke zbritur në vendin e pestë Juventus-in.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 56-të pas një penalltie të fituar nga kosovari Rrahmani. Një penallti që është dhënë pas ndërhyrjes së VAR dhe që ka shkaktuar tension mes dy skuadrave.

Te pika e bardhë është paraqitur Insigne, goditja e të cilit është pritur fillimisht nga Terraçiano, por topi ka shkuar përsëri në këmbët e sulmuesit të Napoli-t, i cili nuk ka gabuar herën e dytë.

Nëntë minuta më vonë ka ardhur edhe goli që ka mbyllur ndeshjen dhe që është realizuar nga Zielinski falë një devijimi me fat.

VIDEO 1

Related posts

Botërori në alarm, Hackersat “shesin” bileta me çmime të lira

Sadik.Autor

PIQUE “OFENDON” sërish MESSIN: Barcelona mund të fitojë edhe pa “PLESHTIN” (FOTO)

Isa.Autor

Conte drejt largimit, Barcelona mund ta sjellë Enriquen në stolin e Chelseas

Q.Autor

Leave a Comment