Futboll Seria A Sport

STATISTIKA/ Milan kapet te numrat. “Kuqezinjtë” duan të shmangin rekordin negativ të Juventus

Atalanta fitoi ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi kundër Milanit në Serinë A 5-0. Vetëm një herë në historinë e tyre bluzinjtë kanë arritur dy fitore radhazi në shtëpi kundër “Djallit” e diçka e tillë ndodhte mes 2006 dhe 2008.

 Atalanta mund të fitojë tetë ndeshje në shtëpi radhazi për herë të parë në historinë e saj në Serinë A. Ekipi i Gasperinit aktualisht është në kuotën shtatë, si në 1948, 1968 dhe 2020.

 Atalanta ka realizuar 78 pikë në këtë kampionat duke barazuar rekordin e regjistruar sezonin e kaluar.

 Nga njëra anë, Milani ka mbajtur portën e paprekur në të katër ndeshjet e fundit në Serinë A dhe nuk ka bërë më mirë që nga marsi i vitit 2006 kur mbyllte pa pësuar pesë takime. Nga ana tjetër, Atalanta ka shënuar 27 gola në nëntë takimet e fundit të kampionatit në shtëpi, mesatarisht tre për ndeshje.

 Me një sukses, Milani mund të vendosë një rekord të ri të të gjitha kohërave për fitore në transfertë në një sezon të Serisë A: Kuqezinjtë janë aktualisht në kuotën 15 fitore (një barazim dhe dy humbje), si Interi i 2006-’07-ës.

 Kjo është sfida midis sulmit më të mirë në goditje standarde (29 gola për Milanin) kundrejt asaj në lojë të hapur (77 gola për Atalanta) në këtë edicion të Serisë A.

 Milani mund të bëhet skuadra e dytë në të gjithë historinë e Serisë A që përfundon turneun jashtë tre të parëve në renditje pasi ishte kampion i dimrit. I pari që ka regjistruar diçka të tillë ka qenë Juventusi në sezonin 1935-‘36 kur mbylli kampionatin në vendin e pestë).

 Që nga fillimi i dekadës së fundit vetëm dy mesfushorë të Milanit kanë marrë pjesë në të paktën 15 gola në një sezon të Serisë A: Hakan Çalhanoglu (18 në 2019- ‘20) dhe ish-lojtari i Atalantës Frenk Kesi (15: 11 gola dhe katër asiste në turneu aktual)

Related posts

U AFRUA ME SHUMË BUJË/ Theu karantinën për firmën me Juventusit, vjen sot vendimi për Vlahovic

Delo.autor

Neymar, Ibra dhe Bonucci/ Zbuloni faktin e bujshëm që mund të bashkojë treshen

Isa.Autor

“NËSE MESSI NUK DO TË QËNDROJË, ASGJË NUK…”/ Ish-ylli i futbollit beson se “Pleshti” mund të iki nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment