Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA KAMPIONE E SUPERIORES/ Kapiteni Arapi: Ky titull më ka shijuar më shumë se gjithë të tjerët

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi është shfaqur shumë i lumtur pas fitimit të titullit. Për mikrofonat e “Supersport”, mbrojtësi ka thënë se ky është kampionati që atij i ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët që ka fituar në karrierë.

“Është një projekt 3-vjeçar. Ka nisur projekti me Shkëmbin. Në këto 2-3 vite kemi bërë mirë, kemi fituar Kupën dhe kampionatin. Me lojtarët që erdhën në merkato, synimi ishte titulli kampion. Fati deshi që të shpërblehemi me kampionatin në fund. Unë e  kam thënë edhe herët e tjera, se ndoshta nuk është më i miri nga cilësia, por ka qenë më i luftuar. Më në fund ia dolëm ta mbyllim me sukses.

Nëse nuk do e mbyllnim si duhet kampionatin, do kishim pengje. Të gjitha ekipet gabojnë, kemi shumë ndeshje që mund të kemi pengje, por shyqyr e fituam titullin.

Teuta si Skënderbeu? Kjo varet nga shumë gjëra. Duhet parë buxheti për vijimësinë dhe duhet të shikohen gjëra të tjera. E kam thënë më parë që është fillimi i një cikli.

Pas ndeshjes së dytë me Vllaznisë, fituam dhe kjo na dha shpresë për të ardhmen. Unë e kam thënë që është më e lehtë kur ke lojtarë me eksperiencë. Kjo na i ka bërë punën më të lehtë. Harmonia e grupit ka qenë pika kryesore.

Aleancat? Ky është kampionati që më ka shijuar më shumë, sepse nuk na kanë bërë asnjë favor dhe nuk kishim aleatë gjatë gjithë sezonit. Komplimente edhe Apolonisë për ndeshjen që bënë.”, tha Hoxha.

Related posts

SHUMË KLUBE NË KËRKIM TË “DEMIT”/ Lautaro i bën mur Manchester Cityt, do vetëm Interin ose Barcelonën

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Zhang nuk dorëzohet, refuzon një tjetër ofertë “faraonike” për shitjen e Interit

Delo.autor

ANALISTËT E KONSIDERONIN TË LARGUAR/ Dele Ali rinovon me Totenhamin

Isa.Autor

Leave a Comment