Futboll Kategoria Superiore Sport

TITULLI ME 5 LËVIZJE/ Ja si ia dalin “demat” e Partizanit deri në fund…

Titulli kampion, si rrallëherë në Shqipëri, mund të vendoset vetëm në vërshëllimën finale. Mund të kemi një rast “Aguero” edhe në Superiore, duke parë ngjeshjen e ekipeve të kreut. Nga Partizani kryesues, deri te Laçi i vendit të katërt, diferenca është vetëm 4 pikë dhe me 5 ndeshje të mbetura, gjithçka mund të ndodhë.

SKËNDERBEU – Gjithçka nis me një transfertë të vështirë kundër Skënderbeut. Djemtë e drejtuar nga Memelli janë ndoshta ekipi më në formë në Superiore dhe në ndeshjen e fundit kundër Partizanit triumfuan 0-1. Nuk është një kockë e lehtë, por një sfidë force për Partizanin.

DERBI – Pas ndeshjes në Korçë, Daja duhet të fillojë të mendojë për derbin e kryeqytetit kundër Tiranës. Me bardheblutë, që duan me patjetër Europën, fitorja bëhet edhe më e vështirë për të kuqtë. Dy fitore dhe një barazim ka Partizani kundër Tiranës këtë sezon, një bilanc tepër pozitiv, çka u jep moral dhe të drejtë për të besuar te fitorja ndaj rivalëve të qytetit.

SFIDA E TITULLIT – Pas derbit, ndoshta sfida vendimtare e sezonit: në Durrës kundër Teutës. Partizani dhe Teuta kanë qenë në baraspeshë totale këtë sezon, pasi në tri sfida janë ndarë në barazim. Partizani nuk duhet ta  humbasë këtë sfidë, pasi deri më tani Teuta duket rivali kryesor për titullin kampion.

VLLAZNIA – “Demat” do të përplasin brirët edhe me Vllazninë, një tjetër ekip rival për titullin. Shkodranët kanë treguar se janë një ekip që edhe dinë ta mposhtin Partizanin, ndërsa në dy sfidat e tjera nuk janë mundur nga “demat” e Dajës, duke u ndarë në barazim.

AKTI FINAL – E për ta mbyllur sezonin, Partizani udhëton në Ballsh, për t’u përballur me Bylisin. Të besuarit e Dovedanit nuk e kanë luksin ta marrin më lehtë në ndeshjen e fundit, pasi do t’u duhet të luftojnë deri në sekondat e fundit me Skënderbeun për të mos rënë nga kategoria.

SI IA DEL PARTIZANI – E thjeshtë për ta thënë: “Duhen 15 pikë të plota dhe festojmë”, por futbolli nuk është shkencë ekzakte. Partizani ka diçka në favor, sulmin më të mirë në Superiore! Asani, Çinari dhe Zhunior po shënojnë rregullisht.

Këta tre lojtarë kanë 5 ndeshje radhazi që luajnë së bashku në sulm nga minuta e parë dhe rezultatet flasin vetë: 4 fitore dhe 1 barazim.

Plot 13 gola të shënuar nga Partizani dhe 11 prej tyre i kanë shënuar tre sulmuesit. Nëse Asani, Çinari dhe Zhunior vazhdojnë me këto ritme deri në fund, pa diskutim që do ta çonin Partizanin te titulli kampion, pasi fundja, fiton ai që shënon më shumë.

Related posts

Amir Khan; Canelo Alvarez duhej të ishte përjashtuar nga sporti prej dopingut

Sadik.Autor

Babai i futbollistit të kombëtares blen klubin e njohur të…

Sadik.Autor

Juventus “djeg” City-in dhe PSG-në, siguron Pellegri-n

Q.Autor

Leave a Comment