Futboll Sport

ZYRTARE/ Kërkohej me ngulm nga Milani, sulmuesi i Marseille transferohet tek skuadra e…

Florio Tovë është transferuar zyrtarisht tek skuadra meksikane e Tigres.

Ish-sulmuesi anësor i Marsejës do të jetë lojtari më i ri i Tigres nga sezoni i ardhshëm. Francezi 28-vjeçar do të gjejë tek skuadra e njohur meksikane, bashkëkombësin e tij Andrë-Pierr Zhinjak.

Florio Tovë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, duke shuar shpresat e Milanit për një kalim tek kuqezinjtë verën e ardhshme, ku pëlqehej shumë edhe nga Paolo Maldini.

Lajmin e transferimit të sulmuesit francez e ka publikuar vetë klubi i Tigres me anë të një postimi në kanalet e tyre zyrtare. Florio Tovë në këtë sezon me skuadrën e Marsejës është aktivizuar në total në 42 ndeshje, nga ku ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 10 asist.

Related posts

BARÇA SHEH MAKTHE NË BELGJIKË/ I ndal edhe Brugge, Flick pranon krizën: Nuk jemi në formë

F.autor

BRESCIA-JUVENTUS/ Pas 4 minutash lojë, Alfredo Donnarumma zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO/ Romës i ofrohet transferimi i Dembeles nga Celtic

Q.Autor

Leave a Comment