Futboll Sport

AS BARCELONA DHE AS REALI/ Laporta habit me deklaratën: Ju tregoj dy klubet që themeluan Super League

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se Liverpuli dhe Mançester Junajtidi ishin dy klubet që kanë themeluar Super Ligën Europiane.

Ndonëse shumica kanë menduar se Juventusit, Barceloan dhe Reali i Madridit ishin themeluesit e Super Ligës, për shkak se ende nuk janë larguar, Laporta ka zbuluar një prapaskenë të bujshme.

Në një intervistë të dhënë për “ La Vanguardia”, Laporta teksa zbuloi dy klubet themeluese, tha më tej projekti i Super Ligës ende nuk ka marrë fund.

“Liverpuli dhe Mançester Junajtidi ishin dy themeluesit e vërtetë të Super Ligës Euorpiane. UEFA kërcënoi për këtë. Klubet që ikën, ende nuk kanë paguar dëmshpërblimin për largimin. Projekti i Super Ligës ekziston ende. Do të jetë kompeticioni më tërheqës në botë dhe do të bazohet në meritokraci dhe solidaritet”, tha Laporta.

Related posts

KAOS TEK LUFTËTARI/ Jovanoviç mbyll bashkëpunimin me klubin: Doja të bëja më të mirën, por…

Delo.autor

Liverpool kërkon të përfitojë, hidhet në sulm për yllin e Juventusit

Isa.Autor

I pyetur për dorëheqje, Zidane thotë se s’do të dorëzohet kurrë

Q.Autor

Leave a Comment