Futboll Seria A Sport

AVENTURA E RONALDOS DREJT FUNDIT/ Juventus përpilon listën me 5 sulmues për zëvendësuesin ideal, ja emrat…

Aventura e Kristiano Ronaldos me Juventusit duket drejt fundit me portugezin i cili ka të ngjarë të largohet pas 3 sezonesh nga Torino.

Duke pasur parasysh tregun e goditur nga pandemia, është e vështirë të imagjinohet se do të ketë shpenzime stratosferike këtë verë. Juventusi është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e CR7, por nuk do të jetë e lehtë. Bardhezinjtë kanë në listën e tyre 5 emra potencial sulmuesish.

Erling Haland

Sulmuesi që çdo klub ka nevojë këtë verë, por norvegjezi nuk do të ishte një transferim i lehtë. Pasi refuzoi Bajernin, me shumë gjasa Haland do të lëvizë drejt Real Madridit ose në Premier Ligë, por Juventusi mund ta joshë për të ardhur në Itali sezonin tjetër, duke ditur dhe marrëdhëniet e mira me agjentin e lojtarit, Mino Raiola.

Herri Kejn

Kapiteni i Totenham është i dëshpëruar të largohet nga spërsat këtë verë me destinacionin më të mundshëm Mançester Sitin. Megjithatë, Juvja është një skuadër e kompletuar dhe mund të fitojë tituj si në Itali ashtu dhe në Europë.

Mauro Ikardi

Argjentinasi ka qenë i lidhur me Juventusin shumë herë më parë, por rruga mund të jetë më e lehtë për të ecur nga Parisi sesa nga shtëpia e tij e mëparshme në Milano me Interin. Argjentinasi nuk është se shikohet me sy të mirë nga Poçetino, dhe një rikthim në Itali nuk përjashtohet.

Gabriel Zhezus

Sulmuesi i Mançester Sitit nuk ka qenë kurrë zgjedhja e parë e Pep Guardiolas dhe pret ofertën e një skuadre të madhe për të ndërruar ambient.

Antoine Grizman

Ardhja e Serxho Agueros dhe Memfis Depai në Kamp Nou do të sjellë largime në radhët e blaugranasve. Paga e Grizman është e lartë, kështu që katalanasit mund ta largojnë mënyrë që të ulnin kostot. Edhe tek Juvja do të përshtatej mjaft mirë duke ditur dhe cilësitë e tij si futbollist.

Related posts

Gjetan Keta në ring më 2 qershor, duelon ndaj ish-kampionit të botës

Sadik.Autor

Zidane: Të luftosh për Championsin e tretë radhazi, një gjë e mahnitshme

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment