Futboll Sport

DISA DITË PASI U INFEKTUA ME COVID/ Futbollisti i Juventusit mori pjesë në një “party” ilegal (VIDEO)

Disa ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, futbollisti i Juventusit, Dejan Kulusevski është futur në disa telashe të tjera pasi në rrjetet sociale janë shfaqur disa imazhe ku sulmuesi suedez ndodhet në një festë në ambient të mbyllur duke mos mbajtur maskë.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetet teksa nuk kanë munguar kritikat ndaj Kulusevskit të cilit i ka kërkuar llogari dhe trajneri i kombëtares suedeze, Xhejn Anderson.
Ky i fundit sqaroi kritikët se Kulusevski kishte marrë pjesë në një ditëlindje i ftuar nga motra dhe tij dhe se të pranishmit ishin të gjithë të njohur me njëri tjetrin.

Sulmuesi i Juventusit u infektua me Covid-19 vetëm disa ditë para startit të Kampionatit Europian duke qenë një mungesë e madhe për nordikët në kompeticionin e verës.

VIDEO

Related posts

NAPOLI-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon Pjanic

Delo.autor

TALENTI NORVEGJEZ MAHNIT DORTMUND/ 3 minuta i mjaftojnë Haaland për të shënuar në debutim (VIDEO)

Delo.autor

Zbulimi interesant/ Milani pritet të fitojë shifra marramendëse nga Botërori “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment