Futboll Sport

“DO TU JAPË FORCË LOJTARËVE, TË LUFTOJNË PËR…”/ Fanella e re e Ukrainës për “Euro 2020” acaron keq Rusinë

Fanella e re e përfaqësueses së Ukrainës për Euro 2020, e cila në qendër të saj ka të vizatuar hartën duke përfshirë edhe gadishullin të Krimeas, që Rusia pretendon se është nën pronësin e saj ka sjellë tensione në Kremlin.

Federata e Futbollit publikoi të dielën fanellën e saj me të cilën përfaqësuesja do të luajë në Kampionatin Europan, me një dizajnë ti ri me një slogan “Lavidi Ukrainës”.

Pjesa e përparme e bluzës së verdhë tregon kufinjtë e Ukrainës me të bardha, duke përfshirë Krimenë dhe rajonet e kontrolluara nga separatistët pro-rusë të Donetsk dhe Luhansk.

Një parullë në anën e pasme shkruan “Lavdi Ukrainës!” – një brohoritje patriotike e përdorur në tubim nga protestuesit që dëbuan një president pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në 2014.

“Ne besojmë se bluza re do t’u japë forcë lojtarëve sepse ata do të luftojnë për të gjithë Ukrainën,” tha presidenti Andri Pavelko Ndërsa një parullë tjetër – “Lavdi heronjve!” – është qepur në pjesën e brendshme të jakës së bluzë. Të dyja këto parulla përdoren si përshëndetje zyrtare ushtarake në Ukrainë.

Ambasada amerikane me seli në kryeqytetin e  Kievit, shkroi në Twitter, “E dua pamje e re, lavdi Ukrainës, Krimeja është e saj”, duke bashkëngjitur një foto të kompletit të ri.

Ndërkohë një reagim ka pasur edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se ekipi kombëtar i Ukrainës “bashkoi territorin e Ukrainës me Krimesë Ruse”, në fanellat e saj të reja.

Kjo lëvizje nga ana e tyre  krijon “një iluzion të së pamundurës”. Më 2014-tën Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe që prej asaj dite ata e konsiderojnë si pjesë e territor të tyre, një vendim që është refuzuar kategorikisht nga ndërkombëtarët.

Related posts

SPECIALE/ Italia jashtë Botërorit, një festë e madhe për Brazilin e Tites

Sadik.Autor

JEP DORËHEQJEN NGA TOMORI/ Bledar Devolli: Erdha për të bërë diçka të mirë, por…

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT/ Më mirë se Dembele, Boateng kalon me sukses provën e parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment