Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barcelona merr dëmshpërblim, dëmtimi i Dembele i kushton 20 mijë euro në ditë FIFA-s

Barcelona do të marrë një dëmshpërblim rreth 400 mijë euro nga FIFA për dëmtimin e pësuar nga Ousmane Dembele.

24-vjeçari është dëmtuar në gju me kombëtaren franceze gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Hungarisë.

Barcelona ka lajmëruar se Dembele do të duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Klubi katalanas nuk ka specifikuar kohën e rikuperimit, por mediat kanë shkruar se lojtari do të kthehet në fushë në tetor.

Sipas Mundo Deportivo, programi i mbrojtjes i FIFA-s do të dëmshpërblejë Barcelona-n për humbjen e përkohshme të lojtarit.

Katalanasit do të marrin rreth 20 mijë euro në ditë, me kusht që lojtari të ndalet për më shumë se 24 ditë.

Related posts

Zgjedhjet në FSHF, Rudi Vata: Futbolli ka nevojë për ndryshim absolut

Q.Autor

HAPET “DRITA JESHILE” TEK TOTTENHAMI/ Sulmuesi rikthehet më herët në ekip nga parashikimi

Delo.autor

Shtohen pretendentët për japonezin Shinji Kagawa

Sadik.Autor

Leave a Comment