Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ U largua nga Fiorentina, Gatusso arrin akordin me klubin e madh të Premier League…

Pas zyrtarizimit ditën e sotme nga Fiorentina se Ivan Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë më trajner i tyre, tani më ish-tekniku i Milanit dhe Napolit ka arritur akordin me skuadrën e Totenhemit.

Gatuzo ka fituar konkurrencën me Paulo Fonsekën dhe zyrtarizimi është çështje orësh. 43-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë euro.

Tekniku i njohur u largua nga Fiorentina ende pa filluar sezoni për arsye se kishte kërkuar blerjen e dy lojtarëve Noko Gonzales dhe Serxho Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.

Related posts

Presidenti i La Liga zbulon arsyen e vërtetë të largimit të RONALDOS nga Real Madrid

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Te Juvja vënë duart në kokë, shtylla ndal Khedirën (VIDEO)

Isa.Autor

Liverpool-Bournemouth, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment