Bundesliga Futboll Sport

“E NDJEJ SHUMË MUNGESËN E…”/ Trajneri Low rrëfen pengun më të madh të jetës

Joakim Lëv është duke kaluar ditët e fundit nën drejtimin e përfaqësuese Gjermane, pasi njoftimit se do të largohet nga drejtimi i ekipit në fund të kampionatit Europian 2020, ku në vendin e tij do të emërohet Hansi Flik.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Zeit”, Lëv thekson se në 10 vitet e fundit ai ka vuajtur shumë mungesën e familjes dhe ndjesinë e të qenit baba edhe pse ka nipër dhe mbesa shumë.

“Për dhjetë vitet e fundit kam menduar për këtë, si do të kishte qenë të bësh fëmijë. Unë jam rritur në një familje të madhe dhe kam katër vëllezër. Nëna ime ka tetë vëllezër e motra. Kam dhjetëra kushërinj. Dhe të gjithë kanë shumë fëmijë. Shtëpia jonë ishte gjithmonë e mbushur plot. Sigurisht që ka momente kur më mungojnë shumë fëmijët e mi”-tha Lëv.

Ndër të tjera tekniku gjerman ka dhënë një koment edhe për drejtorin sportiv të Shtutgarit Thomas Hitzlsperger, i cili është i vetmi profesionist gjerman që ka dalë homoseksual. Lëv thekson për “Die Zeit” se shoqëria gjermane dhe futbolli qëndrojnë për hapjen, diversitetin dhe pjesëmarrjen pa dallim.

Related posts

FUTBOLL DHE KARATE/ Djemtë e bomberit Ibrahimovic “refuzojnë” mbiemrin

Delo.autor

ANALIZA SIPAS PRESTIGJOZES “MARCA”/ Nga skema tek kritikat, ja 5 gabimet që po bën Zidane

Delo.autor

KUALIFIKUESET E EURO 2024/ Risi në listën e Anglisë, sa shumë yje të grumbulluar

F.autor

Leave a Comment