Futboll Sport

FAZA E ELIMINIMIT DIREKT/ Të gjithë duan të shmangin CR7, Mbappe e Muller. Ja çfarë duhet të dini…

Raundi i dytë i ndeshjeve është momenti kur edhe spektatori më i thjeshtë nis që të bëhet vërtet tifoz dhe të ndiejë adrenalinën e tij në trup. Grupi F, i cili është edhe më i zjarrti i këtij Europiani, ku bën pjesë Franca, Portugalia dhe Gjermania (plus Hungaria),  dhe pa dyshim që të gjithë sytë e pretendentëve të tjerë të këtij kompeticioni janë të drejtuar pikërisht aty.

Me cilën do të ndeshemi dhe kur do të luhen ato që quhen finale të parakohshme? Dhe madje çfarë është më e mira, si për shembull në rastin e Italisë: Të kualifikohet e para apo e dyta në grup, në pritje të ndeshjes së fundit (edhe llogari të tilla mund të duken antisportive, por nuk janë nëse bëhet fjalë për udhëtimin më të lehtë). Përgjigje vështirë se mund të ketë në këtë rast, ndonëse ato që tremben më shumë janë pikërisht Holanda dhe Belgjika, duke parë renditjet aktuale në grupet respektive.

Portokallinjtë, për shembull, si të parët në Grupin C, do të presin të tretën e Grupit D, E ose F, por pikërisht kjo e fundit është ajo që duhet shmangur, duke qenë se e tretë e F-së mund të jetë një mes Gjermanisë, Portugalisë, por pse jo edhe Franca, ndonëse “Gjelat” duket vështirë që të munden sot nga Hungaria dhe ka pak gjasa që të përfundojnë të tretët. Një tjetër kombëtare që trembet është Belgjika, aktualisht e para e Grupit B, e cila sipas shortit do të presë gjithashtu të tretën e Grupit A, D, E ose F. Edhe në këtë rast, frika e kapjes së një mes Francës, Gjermanisë e Portugalisë është e madhe, aq më tepër që nëse diçka e tillë ndodh, në këtë anë të tabelës qëndron për momentin dhe Italia (e para e Grupit A).

Nëse të kaltrit do të presin në 1/8-at të dytën e Grupit C, pra një mes Ukrainës e Austrisë, në çerekfinale e pret dueli me fituesen e çiftit të Belgjikës dhe një prej të tretave të grupeve A, D, E dhe F pra. Kjo do të thotë se çerekfinalja do të ishte një finale e parakohshme.

Një tjetër supersfidë e garantuar do të jetë ajo e datës 29 qershor, në 1/8- at, ku sipas kalendarit, e para e Grupit D (aktualisht Anglia), do të priste të dytën e Grupit F, pra një mes Francës së Mbapesë, Portugalisë së Ronaldos dhe Gjermanisë së Mylerit. Shkurt, sido që të rrotullohet karuseli, mes 1/8- ave dhe çerekfinaleve, ky Europian do të ndezë shkëndija të mëdha…

 

Related posts

VOLEJBOLL/ Tjetër afrim për ëndrrën Champions, Partizani luan ndeshjen e kthimit

Delo.autor

CHAMPIONS/ Barcelona rihap sfidën, Suarez turpëron Boateng (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan mendon për sezonin e ri, monitoron 2 futbollistë në merkato. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment