Futboll Sport

HUMBJA ME “MANITA” NDAJ SPANJËS/ Luka Modric sherr me sulmuesin Rebic. Zbulohet arsyeja…

Nëse lojtarët e Spanjës panë në mënyrë të çuditshme Unai Simonin në momentin e golit të parë të Kroacisë, kroatët u morën me Ante Rebiçin pas barazimit. Por mënyra është e ndryshme. Nëse spanjollët nisën që t’i jepnin besim shokut të tyre të skuadrës për gafën e rëndë, ata kroatët filluan ta shihnin shtrembër milanistin.

Kroati që zëvendësoi Perisiçin në këtë ndeshje ishte jashtë fushës së lojës për shkak se po ndërronte atletet dhe Spanja përfitoi nga superioriteti numerik për ta barazuar ndeshjen. Modriç ishte ai që u rebelua më shumë me shokun e skuadrës, duke i kërkuar shpjegime për zëvendësimin.

Related posts

“LUFTA” PËR MBIJETESË/ Skënderbeu zhyt Kastriotin dhe tani kërcënon Dinamon

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS NË COPPA ITALIA/ Paraqitje e shkëlqyer e Etrit Berishës, ja si vlerësohet nga mediat italiane

Delo.autor

I SHPËTOI USHTRISË/ Son shkon në stërvitjen e Tottenham me medaljen e artë

F.autor

Leave a Comment