Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC SHQETËSON MILAN-IN/ Trajneri i Suedisë bën rrëfimin: Bisedova në telefon, po ju them…

Ibrahimovic e mbylli sezonin e shkuar teksa i gjithë viti iku mes infermierisë dhe pak fushës, aq sa mungoi në mbi 50% të ndeshjeve…

Suedezi u dëmtua ndaj Juventusit dhe vazhdon periudhën e rehabilimit por sipas disa medieve, gjendja e tij nuk është fort e mirë dhe Milani është i shqetësuar për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i kombëtares suedeze në konferencën për shtyp, teksa u ndal për të komentuar gjendjen e Zlatan Ibrahimovic.

Andersson, në fakt, zbuloi se ai e kishte komunikuar me sulmuesin e Milanit në telefon pas rasteve pozitive me Covid të Kulusevski dhe Svanberg.

Këto janë deklaratat e tij: “Unë kam pasur kontakt me Zlatan. Ai nuk është aq përpara në rikuperim, siç e kishim kuptuar që nga fillimi.

Sigurisht që bëra një kontroll shtesë për të parë se si po shkon rehabilitimi i tij. Ne nuk prisnim të ishim në gjendje ta thërrisnim atë, por unë e kontrollava për të qenë i sigurt.

Ai nuk është aq i përparuar në zhvillimet e rehabilitimit. Do të kisha folur me të pavarësisht nga këto dy humbje lojtarësh, por natyrisht që kam përfituar nga rasti të kontrolloj kur lindi kjo situatë”.

Related posts

PRITJA PO MBARON! “El Clasico” është gati. Messi dhe Zidane: Një ndeshje e madhe!

F.autor

E ARDHMJA E YLLIT KROAT LARG TORINOS/ Mario Mandzukic drejt ekipit të Premier League…

Delo.autor

I MJAFTOJNË 5 MINUTA LOJË/ Richarlison zhbllokon sfidën ndaj Chelseat, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment