Futboll Sport

“JAM STËRVITUR ME ATË”/ Mbrojtësi Florenzi: Ndoshta është më i forti në botë. Nuk ndalet as në “PlayStation”

Alessandro Florenzi, nga grumbullimi në Coverciano, ka folur për Kylian Mbappe, kundërshtar i mundshëm në Europian dhe shoku i tij i skuadrës te PSG.

“Si ndalet Mbappe? Ndalet si skuadër. Është më i forti në Europian, ndoshta edhe në botë. Jam stërvitur me atë, disa herë nuk e kam ndalur, të tjera ia kam dalë. Edhe në PlayStation nuk është e lehtë ta ndalësh”, ka thënë mbrojtësi italian.

“Franca ka lojtarin më të fortë të Europianit. Janë favoritë, e thotë Botërori i fituar, por dua të them një gjë: fitorja nuk është aq e lehtë të arrihet. Veçanërisht në një kompeticion ku detajet mund të bëjnë diferencën: mund të jetë një goditje këndi ose një gjë tjetër”, ka vazhduar Florenzi.

“Ka kombëtare të tjera të forta që mund ta kërcënojnë, por jemi edhe ne. Do të jetë e vështirë, ka shumë skuadra gati për të luftuar, shpresojmë të jetë një Europian i mirë”.

Related posts

“MENDOVA TË BRAKTIS FUTBOLLIN”/ Zero tatuazhe dhe student i ekonomikut, rrëfimi i mesfushorit të Italisë

Delo.autor

Ai nuk do tja dijë për Spanjën, por i fut një palë pushime seksi me… (FOTO)

Sadik.Autor

ËSHTË PARTNERJA E CR7/ Georgina Rodriguez “elektrizon” fansat, ekspozon të pasmet bombastike teksa nden rrobat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment