Futboll Sport

KA VRAPUAR 25 KM NË DY NDESHJE/ Kush është futbollisti që po habit me paraqitjen në “EURO 2020”

Futbollisti i Rusisë, Alesandër Golovin po zhvillon paraqitje mjaft të mira në Kampionatin Europian me kombëtaren e tij duke qenë një ndër pikat kyçe të mesfushës ruse.

Në statistikat e publikuara nga UEFA, rezulton që Golovin ka vrapuar në dy ndeshjet e para 25 km, një distancë e madhe kjo për një futbollist i cili si duket në këtë aspekt nuk ka rivalë.

Megjithëse nuk ka arritur të jetë dot protagonist direkt, Golovin është mjaft i rëndësishëm në mesfushe pasi vrapon për kilometra të tëra duke ndihmuar skuadrën të ketë “frymëmarrje”. Në Botërorin e vitit 2018, Golovin theu një tjetër rekord duke vrapuar për 16 km në një ndeshje të vetme ndaj Spanjës.

Në kompeticione të tilla të gjithë duan të japin maksimumin pasi sytë e të gjithë botës janë nga lojtarët në fushë dhe kjo shihet si “trampolinë” për të ardhmen e tyre.

Related posts

NGARKESA DHE DILEMA AHMATAJN/ Ja situata te Skënderbeu para fillimit të kampionatit

Delo.autor

128 rivalë, 4 numra të ndryshëm, 1 ekipi i preferuar dhe Inter. 33 gjëra që nuk dini për Cristiano Ronaldo-n

Q.Autor

E BUJSHME/ Perez kërkon t’i vërë “drynin” portës së Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment