Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGIME TË SHUMTA NË MERKATO/ Si shkatërrohen skuadrat e Kategorisë Superiore një natë të bukur vere…

Superiorja nuk ndryshon. As presidentët që zhbëjnë një skuadër brenda ditës dhe e bëjnë nga e para brenda një nate vere. Mjafton që të bësh një kërkim të shkurtër në Superiore për lëvizjet e fundit të skuadrave kryesore dhe vërteton faktin që është e njëjta histori.

Ekipet zbrazen brenda natës. U largohen 6-7 lojtarë titullarë, duke filluar nga Tirana, Partizani, Vllaznia apo skuadra të tjera. Shkurt, skuadrat e kryeqytetit janë pa bosht, ekipet e tjera si Kukësi kanë shumë pak lojtarë, ndërsa për prezantime nuk bëhet fjalë. Pa asnjë strategji skuadrat nuk mbajnë dot lojtarët e tyre dhe nga largimet nuk fitojnë asnjë lek. Shih Partizanin, Tiranën, Kukësin skuadra të cilave u janë larguar gjithë titullarët dhe kupton se as edhe një euro nuk e kanë fituar. Një dështim financiar.

Për të mos folur që dështimi më i madh, është filozofia e prishjes së skuadrës në verë dhe ndërtimit nga e para. Një mënyrë e tillë e të bërit të skuadrës është tashmë e konfirmuar se sjell vetëm dështim me sukses. E kanë provuar të gjithë. Përjashto një Vllazni që vjet bëri gjëra të mira këtë sezon, me një skuadër e bëri nga e para, Tirana, Partizani, Laçi,

Kukësi janë çmontuar këtë verë dhe tani kërkojnë lojtarë, duke lënë të largohen nga kapiteni te lojtarët më të talentuar. E dinë që do të dështojnë sërish, por vazhdojnë me idetë e tyre “donkishoteske” çojnë në greminë. Ngushëllimi i vetëm në këtë histori është fakti që klubet nuk kanë hequr trajnerët, duke konfirmuar stolat e sezonit të shkuar. Gjithsesi, dështimi është i madh, pasi shumica e Superiores do të bëhet nga e para, ndërsa kontratat afatgjata janë harruar prej kohësh në futbollin shqiptar…

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES ME ANDORRËN/ Ervin Bulku: Kjo ndeshje duhet fituar patjetër, të vazhdojmë…

Delo.autor

Elbasan, Luiza Gega triumfon në Mitingun Ndërkombëtar të atletikës

Sadik.Autor

Skënderbeu-Teuta, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment