Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Suedi-Ukrainë. Rezultati 1-2

Duke filluar nga ora 21:00 Suedia dhe Ukraina do të ndeshet së bashku në ‘’Hampden Park’’ të Gllazgout për të prerë një biletë për në çerekfinale.

Ndeshje surprizë kjo në këtë fazë të turnet, duke parë dhe eliminimin e skuadrave të mëdha si Holanda, Portugalia, Franca e Gjermania. Skuadra e Andriy Shevchenkos vjen në këtë ndeshje duke shkruar historinë pasi asnjëherë më parë nuk ishin kualifikuar në një fazë përtej grupeve.

Suedezët janë ekip me eksperiencë teksa dolën të parët në grup me kundërshtar si Polonia dhe Spanja. Ndeshja pritet e hapur dhe me mjaft spektakël pas asnjëra nga skuadrat nuk ka çfarë të humbë.

 

LIVE/ Suedi – Ukrainë 1-2

Forsberg 43′ / Zinçenko 27′ , Dovbyk 121′

KOMENTI LIVE: 

120′ GOOOOOOL UKRAINA 1-2/ Fund dramatik! Ukrainasit e Andrij Shevçenkos në delir! 

118′ Zëvendësim te Ukraina, largohet Sidorçuk, në lojë Bezus.

106′ Starton pjesa e dytë, Ukraina kryen një tjetër zëvendësim, largohet Jarmolenko në lojë Dovbyk.

105′ Përfundon shtesa e parë prej 15 minuta.

105′ Akordohen 3 minuta shtesë brenda shtesës së parë.

101′ Zëvendësim te Ukraina, largohet Besedin i dëmtuar, vendin e tij e merr Tsygankov.

101′ Zëvendësim te Suedia, largohet Olson në lojë Helander.

98′ Suedia me 10 lojtarë Danielson ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyrje horror ndaj Besedin që lë fushën e lojës i dëmtuar.

97′ Tre zëvendësimet te Suedia, largohet Kulusevski, Isak dhe Larson në fushë, Quaison, Berg dhe Klaeson.

94′ Tjetër zëvendësim te Ukraina, Makarenko hyn në vend të Stepanenkos.

91′ Zëvendësim te Ukraina largohet Jeremçuk, vendin e tij e merr Besedin.

91′ Starton shtesa e parë prej 15 minutash.

Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon me shtesë. 

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

85′ Forsberg ndëshkohet

75′ Bie ndjeshëm rritmi i lojës, me të dyja skuadrat që tregohen të kujdesshme në këto minuta të fundit.

69′ Hero dhe i pafat! Traversa ndal këtë herë autorin e golit të Suedisë, Forsberg. Me një gjuajtje “alla Del Piero” në hyrje të zonës, ylli ukrainas, ka tronditur traun e portës së ukrainasve.

66′ Portieri Bushkan i Ukrainës bën sërish heroin, duke i mohuar golin Kulusevskit. Gjuajtja me të brendshme e futbollistit të Juves, u ndal mjaft bukur nga gardiani ukrainas.

61′ Zëvendësim te Ukraina, largohet Shaparenko, vendin e tij e merr Malinovski.

56′ Dy shtylla për 1 minutë. Kësaj here ishte Forsberg që provoi me të djathtën, por i pafat futbollisti suedez.

55′ Kundërpërgjigjet Ukraina me Sidorçuk, gjuajtja e tij ndalet nga shtylla.

54′ Pranë golit të dytë Suedia me kapitenin Larson, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ GOOOOOL SUEDIA 1-1/ Vendoset baraspesha! Pas një predhe të Forsberg nga distanca, topi devijohet dhe përfundon në rrjetë. Fantastik ylli i Lajpcig. 

35′ Suedia provon të kundërpërgjigjet me Kulusevskin dhe Foresberg, por pa sukses. Mbrohen mirë ukrainasit.

27′ GOOOOOL UKRAINA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Futbollisti i Sitit, Zinçenko, kalon në avantazh kombëtaren e Shevçenkos. Me një të majtë potente, ylli ukrainas mposht portieri Olsen. 

19′ Pranë golit Suedi që provon me Isak, tentativa e tij brenda zonës shkon jashtë kuadratit. Minuta të mira për nordikët.

17′ Suedia tenton të marrë frenat e lojës në dorë, duke avancuar përpara, por mbrohen mirë ukrainasit.

11′ Pranë golit Ukraina me Jaremçuk, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Olsen.

5′ Përballje e luftuara, me duele të shumta në mesfushë.

1′ Starton sfida!

Related posts

Cavani: Dua Championsin, dashuria për PSG-në është e pashtershme

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Di Maria shënon nga KËNDORJA, mrekullohen tifozët (VIDEO)

Isa.Autor

2 TË VERDHA BRENDA NJË AKSIONI/ Shikoni kartonin e kuq që po çmend Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment