Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Austri. Rezultati 0-1

Do të startojë në orën 18:00, në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit, sfida e raundit të tretë të Grupit C, Ukrainë-Austri. Ky takim do të jetë një betejë e vërtetë pasi të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht pasditen e sotme kualifikimin.

Pas humbjes ndaj Holandës dhe fitores ndaj Maqedonisë së Veriut, kombëtarja ukrainase do të kërkojë vetëm triumfin që përkthehet në kualifikim. E njëjta gjë vlen edhe për kombëtaren austriake ku pas suksesit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe disfatës kundër Holandës, objektivi i austriakëve do të jetë vetëm triumfi për t’i kualifikuar për më tej.

 

LIVE/ Ukrainë – Austri 0-1

Baumgartner 21′

KOMENTI LIVE –

90′ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë!

90′ Austria kryen zëvendësimin e tretë largohet Arnautoviç në vendin e tij Kalajxhiç.

87′ Jaremçuk humbet shansin e artë të barazimit ku me anë të një diagonaleje topi përfundoi fare pranë shtyllës.

85′ Ukraina kryen zëvendësimin e tretë, largohet Mikolenko dyhe në vendin e tij futet Besiedin.

72′ Austria kryen zëvendësimin e parë, largohet Laimer dhe në vendin e tij futet Ilsanker.

70′ Një pjesë e dytë e vakët, ku të dyja formacionet nuk po arrijnë të bëjnë finalizimin e fundit.

68′ Ukraina kryen zëvendësimin e dytë, largohet Shaparenko dhe në vendin e tij futet Marlos.

57′ Përsëri provon Shlager kësaj rradhe nga distanca dhe topi përfundon jashtë porte.

50′ Austria provon për të dyfishuar shifrat ku provon Shlager, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Bushan.

46′ Ukraina kryen zëvendësimin e parë teksa largohet lojtari i Atalantës, Malinovski për t’i bërë vend Tsigankovit.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë!

43′ E pabesueshme ajo që ka humbur Marko Arnautoviç! Sulmuesi austriak pas një zbritje të shpejtë shërbehet mjaft bukur, por humbet rastin e dyfishimit të rezultatit vetëm me portierin.

37′ Laimer me anë të një goditje të bukur diagonal humbet mundësinë e artë të dyfishimit të rezultatit ku portieri Bushan bën heroin duke grushtuar mjaft bukur atë top që ishte duke shkuar në trekëndësh.

33′ Zëvendësim i detyruar për Austrinë, ku largohet autori i golit Baumgartner për t’i bërë vend Shopfit.

29′ Shaparenko me anë të goditje të bukur humbet rast për gol ku portieri Bashman grushton dhe Jarmolenko nuk arrin ta devijojë topin për të barazuar shifrat.

21′ GOOOOOOOOL AUSTRIA 0-1! Kombëtarja austriake kalon në avantazh falë golit të Baumgartner i cili realizon pas një goditje këndi

16′ Arnautoviç provon portën nga jashtë zone dhe topi devijohet për goditje këndi.

11′ Aleksandër Dragoviç me anë të një goditje me kokë pas një harkimi nga këndi godet dhe topi përfundon mbi traun e portës.

8′ Sabitzer godet nga jashtë zone, por topi përfundon shumë larg porte.

1′ Starton sfida!

Related posts

REKORDI i Alisson zgjat shumë PAK, Chelsea e thyen duke marrë portierin e Bilbaos

Isa.Autor

16 NDESHJE PA SHËNUAR/ Rekordi i “ZI” për LUIS SUAREZ, ja statistikat

Delo.autor

NGA KOHA E LIRË TEK PASIONET/ Zbuloni botën e Davide Calabrias

Delo.autor

Leave a Comment