Futboll Sport

“MENDOVA ELIMINIMIN NGA “EURO 2020″/ Kimmich i sinqertë: Në Wembley prisni një ndeshje spektakolare

Joshua Kimmich u shpall lojtari i ndeshjes në duelin ndaj Hungarisë. Mesfushori i Bajernit ishte nga lojtarët që spikati më shumë në të dyja pjesët dhe pse iu desh që të ndërronte rolin nga mesfushor krahu në atë qendre. Kimish pranoi se gjatë ndeshjes mendoi edhe eliminimin.

“Sigurisht që pata ankth gjatë ndeshjes, sidomos në fund. Shkuam dy herë në disavantazh dhe mendova që kaq ishte për ne. Vuajtëm shumë në sulm, pasi nuk arritëm të depërtonim dot. Ata luajtën afër njëri tjetrit dhe ishte e pa mundur për të shkuar afër portës”, tha Kimish. Më pas gjermani u shpreh se mbi gjithçka ishte një ndeshje spektakolare.

“Ndeshje e bukur për të gjithë, emocion i pastër. Kështu do të jetë dhe në Angli në 1/8-at. Nëse do mjaftojë për të shkuar më tej, këtë nuk e di. Por, di që duhet të përmirësojmë shumë gjëra para ndeshjes me “Luanët”, të cilët kanë një skuadër të fortë dhe luajnë në fushën e tyre. Na duhet të jemi 100% të fokusuar dhe të shfrytëzojmë të gjitha rastet që na paraqiten. Jam i bindur që motivimi në ndeshje të tilla do të jetë i madh.

Tani nuk luhet më për pikë, por për gjithçka. Një gabim dhe mund të ikësh në shtëpi, tani nis Europiani i vërtetë për të gjithë. Le të presim dhe të shikojmë se si do të shkojnë gjërat. Shpresoj që të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të mos vuajmë më nga dëmtimet. U pa dhe sot (dje) që Tomas Myler dhe Leon Gorecka janë shumë të rëndësishëm për skuadrën tonë. Mats Humels gjithashtu luajti i dëmtuar. Lojtari i ndeshjes?

Më vjen mirë për këtë vlerësim, por më shumë jam i lumtur për kualifikimin i cili do të thotë shumë për mua dhe për tifozët që tani duhet të besojnë edhe më shumë te skuadra jonë”, përfundoi mesfushori i “Pancerave” pas barazimit dramatik ndaj Hungarisë.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Gjendet i MASAKRUAR lojtari I NJOHUR, i presin organet…(FOTO)

Isa.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ Mou rrezikon: Zbulohen lojtarët që janë kundër portugezit

Isa.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Gati ta mbyllë me Realin, Bale ndodhet mes Premier League dhe SHBA-së

Delo.autor

Leave a Comment