Futboll Sport

MERKATO E BUJSHME/ U përfol si trajneri i ri i Tottenham, zbulohet e ardhmja e Gatussos…

Ivan Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë trajneri i ri i Totenhemit.

Sipas asaj që raporton “The Athletic”, pas lajmit të bujshëm që qarkulloi se ish-trajneri i Milanit, Napolit dhe Fiorentinës që kishte rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon dhe pas asaj që ndodhi me tifozat e skuadrës londineze, Gatuzo nuk do të jetë “timonieri” i “Spurs”-ave.

Nuk dihet ende se cili do të jetë tekniku i ri i Totenhemit, por si duket drejtuesit e klubit londinez kanë frenuar gjithçka për trajnerin kalabrez.

Gatuzo u largua nga Fiorentina ende pa filluar sezoni për arsye se kishte kërkuar blerjen e dy lojtarëve Noko Gonzales dhe Serxho Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.

Related posts

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ BRESTIT/ Sulmuesi Icardi prish planet e PSG-së duke bllokuar transferimin

Delo.autor

STATISTIKAT/ Reali është si zakonisht me fat në shortin e Champions, por historia “kualifikon” kundërshtarët

Delo.autor

U PËRJASHTUA NGA KOMBËTARJA PAS FOTOVE ME ALKOOL DHE SHISHA/ Reagon Pjaniç: Ishte vendim i përbashkët me…

Delo.autor

Leave a Comment