Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Bayern Munich hap thesin, gati 80 milionë euro për mesfushorin madrilen…

Bajerni i Mynihut po kërkon me ngulm të investojë në repartin e mesfushës. Në 24 orët e fundit, emri i Saul Niguez është përmendur në mediat spanjolle si një opsion i mundshëm për t’iu bashkuar Bajernit. Sipas “As”, Saul dëshiron të largohet nga Atletiko e Madridit, këta të fundit i kanë vënë lojtarit një klauzolë 150 milionë euroshe në kontratën e tij.

Një shumë që vështirë të paguhet nga ndonjë klub në Europë, duke parë dhe gjendjen e keqe finacniare të skuadrave si pasojë e pandemisë. Por, Kristian Falk, gazetari që ndjek Bajernin, shkruan se kjo skuadër mund ta joshë lojtarin dhe klubin spanjoll me një ofertë prej 80 milionë eurosh. Kampionët e Gjermanisë shpresojnë shumë te ky transferim dhe besojnë se do të arrihet.

Kjo pasi edhe në të shkuarën ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë me Atletikon që nga koha kur i pagoi 80 milionë euro për mbrojtësin francez Lukas Hernadez, që u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit gjerman. Ndërkohë, me ardhjen e Saulit, Bajerni duhet të mendojë edhe për lojtarët në ikje. Korentin Toliso duhet të shitet përpara se Salihamixhiç të mendojë për të sjellë në skuadër blerjen e re. Francezi mund të shitet në Francë te Lion, por edhe në Itali ku klube si Interi dhe Juventus kanë shfaqur interes për lojtarin.

Related posts

LORENC JEMINIT JA DËGJOJNË FJALËN NË BRAZIL/ 14 minuta shtesë në Gremio-River Plejt

Isa.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Inter sfidon dy gjigantët e Premier League për mbrojtësin 21-vjeçar…

Delo.autor

Zvonimir Boban do të ndryshojë futbollin me tre rregulla

Sadik.Autor

Leave a Comment