Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Partizani shet Esat Malën në Turqi, ja klubi i Superligës ku firmosi mesfushori…

Esat Mala është futbollisti i radhës i larguar nga Partizani. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht, se 22-vjeçari nga Prizreni do të vijojë karrierën në Turqi, teksa ka firmosur me Giresunsporin, klub me të cilin në të kaluarën është aktivizuar edhe Vedat Muriqi.

Nga ky transferim, Partizani pritet të fitojë një shumë jo të vogël, që do të justifikonte në një farë mënyre trasnferimin. Për sa i përket Malës, ai është përshëndetur sot me “demat e kuq”, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin e ri të Giresunsporit.

Skuadra e re e Malës, sezonin e shkuar militoi në Ligën e Parë turke, teksa u rendit në vendin e dytë, duke siguruar një biletë për në elitë, teksa në sezonin e ri, 2021-2022, do të jetë pjesë e Superligës Turke.

Të gjitha detajet e transferimit të Malës në Turqi, nga shifra që përfiton Partizani dhe deri te rroga mujore e lojtarit te Giresunspor, do t’i gjeni nesër në versionin print të gazetës “Panorama Sport”.

Related posts

KURRË BANAL DHE GJITHMONË PROVOKUES/ Bomberi Ibrahimovic bën urimin e çuditshëm në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me formacionin më të mirë të javës në La Liga

Q.Autor

“Për familjen time më mirë të kisha vdekur”, legjenda e klubit anglez rrëfen dramën e madhe

Sadik.Autor

Leave a Comment