Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Prishjet e kontratave, ja lojtarët që janë me “valixhe në duar” tek Tirana…

Tim Vairinen, Kristian Toshevski, por edhe çështja e Filip Najdovskit mbajnë peng Tiranën e Orges Shehit.

Nga marrëveshjet e tyre, prishjet para kohe të kontratave varet në njëfarë mënyre edhe merkatoja e Tiranës. Kështu, në këto ditë të para merkatoje, Tirana duhet t’i mbyllë marrëveshjet për të prishur zyrtarisht kontratën me konsensus me Tim Vairinen. Finlandezit, i cili prej janarit është parë të bëjë fotografi te Tirana pa shënuar asnjë gol, i është kërkuar nga klubi të ndahen me konsensus.

Nëse largohet Vairinen, i hapet rruga afrimit të një tjetër lojtari. Sulmuesi për një vit e gjysmë përfiton rreth 160 mijë euro dhe Tirana po tenton ta mbyllë marrëveshjen, duke i dhënë një pjesë të parave në dorë. Me fondet që do të lirohen nga finlandezi do të ketë liri në merkato për të afruar një lojtar të ri.

Një tjetër futbollist që po mban peng bardheblutë është Kristian Toshevski. Maqedonasi ka një kontratë 2-vjeçare, por Tirana nuk dëshiron ta mbajë, pasi paraqitja e tij nuk ka qenë nga ato që të lënë me gojë hapur, ndërsa rroga është e lartë. Maqedonasit do t’i ofrohet, për të mos thënë i është ofruar, prishja me konsensus e kontratës

Lojtari i krahut të djathtë, nëse largohet, i hap rrugën afrimit të një tjetër futbollisti të ri në ekip. Me shumë mundësi Filip Najdovski nuk do të jetë në ekipin e ri. Maqedonasit i ka mbaruar kontrata, por ende zyrtarisht nuk ka rinovuar me bardheblutë. Ai mund të hapë një gropë në mbrojtje, por Tirana ka plane të tjera dhe do të besojë te Behiratçe.

Related posts

Schick optimist: E dimë sesi mposhtet Liverpool

Sadik.Autor

RUHET TRADITA/ Championsi në fundjavë? Shoqata e futbollistëve NUK PËRMBAHET dhe del…

Isa.Autor

FOTO/ Dëmtimi i rëndë i Mbappe, humb dy supersfidat me Realin në Champions

Q.Autor

Leave a Comment