Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Tjetër lëvizje tek Vllaznia, mesfushori brazilian bashkohet me shkodranët. Ja emri…

Një tjetër futbollist brazilian ka mbërritur tek Vllaznia.

Uellington Gustavo ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. 25-vjeçari amerikano-latin ka konsumuar një bisedë me trajnerin Thomas Brdariç dhe me drejtuesit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Braziliani do të udhëtojë gjatë ditës së nesërme me skuadrën shkodrane për në qytetin e Podgoricës në Malin e Zi dhe në ndeshjet miqësore trajneri Brdariç do ta ketë në dispozicion mesfushorin brazilian.

Ky është braziliani i dytë i afruar në këtë merkato për Vllazninë pas mbrojtësit Bruno de Oliveira Souza.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Conte qëndron pas hezitimit të Dembele për të rinovuar me Barcelonën

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË NGA MË TË MIRËT NË FUTBOLL”/ “Pleshti”: Neymar dëshiron të kthehet…

Delo.autor

FOTOLAJM/ Partizani nuk është vetëm në Zvicër, tifozët e kuq shfaqen në Bazel

Delo.autor

Leave a Comment