Futboll Kategoria Superiore Sport

MERRET VENDIMI/ VAR-i dhe shitja e emrit, ja pse Kategoria Superiore do të nisi më 11 shtator…

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar dje datat e nisjes së kampionateve dhe të gjitha kompeticioneve për sezonin 2021- 2022. Sektori i garave në FSHF kishte propozuar për KE-në që të miratonte nisjen e Kategorisë Superiore më 20 gusht, por një gjë e tillë nuk është miratuar.

Përfundimisht, kampionati elitar shqiptar do të fillojë më 11 shtator, duke bërë që praktikisht skuadrat të kenë një distancë nga fundi i një sezoni te tjetri për më shumë se tre muaj, edhe pse klube si Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi janë të angazhuara në Kupat e Europës dhe do të luajnë ndeshje zyrtare në muajin korrik. Por, pse ndodh ky spostim kaq i madh, në një kohë që mendohej që gjithçka të niste më 20 gusht…?!

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në FSHF se ky vendim u mor për shkak se institucioni i futbollit ka konstatuar se në disa prej stadiumeve të klubeve të Superiores, punimet për implementimin e sistemit VAR nuk kanë përfunduar plotësisht. Ky sezon është historik për kampionatin shqiptar, pasi për herë të parë do të përdoret teknologjia në arbitrim.

Në këto kushte, FSHF e pa të arsyeshme të merrte maksimalisht kohë, në mënyrë që klubet të realizojnë detyrat për infrastrukturën e nevojshme. Aktualisht, po punohet me intensitet në stadiumet e Kukësit dhe Egnatias, ndërsa ai Kamzës dhe Laçit kanë ende nevojë për plotësimet e nevojshme sa i përket dhomës së VAR-it.

Ndërkohë, një tjetër arsye pse u zgjidh data 11 shtator për startin është edhe fakti se ende nuk është plotësuar i gjithë dokumentacioni për shitjen e emrit të Kategorisë Superiore. Sipas asaj që ka bërë të ditur Liga Profesioniste, kompania fituese “Abissnet sh.a”, do të ketë të drejtën e emrit të kampionatit për tri sezone radhazi (2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024) me vlerën e 540 milionë lekëve të vjetra në total. Gazeta mëson se Superiorja do të ketë një pushim më të shkurtër mes dy fazave, teksa java e 18-të do të luhet më 23 dhjetor, ndërsa më pas skuadrat do të rikthehen në fushë në datat 13 ose 14 janar

VENDIMET – Sezoni 2021-2022 do të startojë më 28 gusht me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia, ndërsa do të përfundojë më 31 maj 2022 me finalen e Kupës. Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë do të startojnë të dyja më 11 shtator, ndërsa kampionati i Kategorisë së Dytë nis më 19 shtator. Nga ana tjetër, Kupa e Shqipërisë do të fillojë më 11 shtator me turin paraeliminator

Related posts

LOJTARI I SHPRESAVE NIS AVENTURË TË RE/ Sasuolo huazon sulmuesin shqiptar te klubi italian…

Delo.autor

POZON NUDO/ MOTRA e talentit të Romës nuk di të ndalet, I TËRBON të gjithë në Itali (FOTO)

Isa.Autor

ALCOYANO-REAL MADRID/ Pas eliminimit nga Superkupa, “Los Blancos” nis rrugëtimin në Kupën e Mbretit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment