Futboll Shqipëri Sport

MORI GODITJE TË RËNDË NË HUNDË/ Hasani i pafat, mesfushori dëmtohet në miqësoren e Maqedonisë së Veriut

Ferhan Hasani është shumë i pafat sa u takon dëmtimeve. Mesfushori i Partizanit është grumbulluar me kombëtaren e Maqedonisë për sfidat miqësore para Europianit.

Në sfidën e parë kundër Sllovenisë, “Buba” u aktivizua vetëm në minutën e 82-të. Edhe pse luajti 8 minuta, fantazisti është dëmtuar pas një përplasje, duke u lënduar në hundë. Situata nuk duket e mirë për Hasanin që po pret përgjigje nga skaneri i stafit mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Lëndimin e fantazistit 30-vjeçar e konfirmoi edhe trajneri i Maqedonisë, Angelovski, i cili u shpreh: “Hasani aktualisht është duke u skanuar nga ekipi mjekësor, pasi mori një goditje në hundë. Të shpresojmë që nuk është një dëmtim i rrezikshëm. Të gjithë futbollistët tjerë, luajtën mirë dhe janë në gjendje të mirë fizike”.

Related posts

Ish-presidenti sulmon sheikun e PSG-së: Futbolli nuk është çështje nafte

Q.Autor

Skedina e ‘çmendur’ që ju bën me para! Koeficienti 2600…

Q.Autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Mbappe, pas penalltisë së humbur mund t’i japë një tjetër zhgënjim Francës

Delo.autor

Leave a Comment