Futboll Sport

NDESHJA KROACI-SPANJË 3-5/ Luis Enrique: Ndeshja më e bukur e Evropianit

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, deklaroi pas ndeshjes së fituar 5-3 ndaj Kroacisë, se kjo ishte ndeshja më e bukur e “Euro 2020” deri tani.

“Është ndeshja më e bukur e Evropianit deri tani. Ishte ndeshje epike, kishte gjithçka brenda. Lojtarët treguan se janë të aftë të ringrihen dhe të kapërcejnë vështirësitë. Unai Simon u dha leksion shokëve, duke u treguar se sa e rëndësishme është të përballesh me gabimin që bën. Tregoi personalitet pas asaj që ndodhi. Jam shumë i lumtur edhe për Moratën, ky është Morata që më mrekullon, me personalitet, që përballon situata që asnjë prej jush nuk i përballon dot”, tha trajneri duke iu drejtuar gazetarëve.

Edhe kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets, pas kualifikimit për në çerekfinale, pati fjalë të mira për portierin Unai Simon, i cili bëri një gabim të rëndë kur ndeshja ishte 0-0, duke i dhuruar një gol kroatëve.

“Të gjithë jemi me Unain. E rëndësishme është që të ringrihesh sepse në futboll ndodhin këto gjëra. Ekipi diti që ta mbledhë veten dhe mori një fitore të madhe. Kjo goleadë na lë shije të mirë. Jemi ekip i fortë për t’u mundur dhe po rritemi shumë në këtë turne”, tha Busquets, i cili u zgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Related posts

U INFEKTUAN DY ANËTARË TË KLUBIT/ Barcelona merr përgjigjet e testeve të COVID-19, ja rezultatet e tamponëve…

Delo.autor

Ylli që shkëlqeu pak minuta, i jep fund Botërorit

Sadik.Autor

IU KËRKUA TË LARGOHET NGA REALI/ Afrimi i kësaj vere refuzon kalimin tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment