Futboll Sport

NDESHJA NDAJ FRANCËS/ Çfarë duhet të bëjë Portugalia e Ronaldos për ta arritur 1/8 e “Euro 2020”

Rrethi i 16 më të mirëve në Euro 2020 po merr formë dhe do të kompletohet sonte pas përfundimit të ndeshjeve të fundit në Grupet E dhe F.

Mbase jo befasisht, renditja tabelore në Grupin F – të ashtuquajturit grup i vdekjes pjesë e të cilit janë Franca, Portugalia, Gjermania dhe Hungaria – do të konfirmohet me ndeshjet e fundit grupore.

A ka mundësi që kampionia në fuqi të eliminohet? Çfarë duhet Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij të bëjnë për të kaluar tutje?

Portugalia do të kualifikohet në 1/8 e finales në Euro 2020 nëse e mposht Francën në ndeshjen e fundit në grup. Me një rezultat të tillë, portugezët do ta mbyllin grupin me gjashtë pikë, që nënkupton se ata do ta sigurojnë vendin e parë apo të dytë, varësisht sesi shkon ndeshja mes Gjermanisë dhe Hungarisë.

Një barazim kundër Francës do t’i mjaftonte po ashtu për të kaluar në fazën e eliminimit direkt pasi që, derisa Portugalia ka po aq pikë dhe goldallim të njëjtë si të kaltrit, ajo ka shënuar më shumë gola në përgjithësi.

Ka mundësi që Portugalia të vazhdojë tutje, edhe nëse humb ndaj Francës – si njëra nga ekipet e vendit të tretë të renditura më së miri – por për ta arritur këtë nuk duhet të pësojë disfatë me të thellë se me dy gola.

Nëse Portugalia humb ndaj Francës me rezultat më të thellë se me dy gola, atëherë fati i saj do të varet nga rezultat në Grupin E. /Gazeta Express/

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Reali i Madridit “piketon” futbollistin e Shqipërisë për në verë

Delo.autor

E ARDHMJA E MATTEO POLITANO DHE PERISIC/ Conte merr vendimin: Kam vendosur që t’i…

Delo.autor

KONTINENTI I KANGURËVE I “PUSHTUAR” NGA FLAKËT/ Organizatorët marrin vendimin për “Australian Open”

Delo.autor

Leave a Comment