Futboll Sport

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Trajneri De Boer: Ishte një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur, por…

Pas disfatës ndaj Çekisë me rezultatin 0-2, në mikrofonat e “NOS TV” ka folur tekniku i Holandës, Frank de Boer ku ka deklaruar se deri tek kartoni i kuq i marrë i De Ligtit “tulipanët” po dominonin lojën:

“Çekia ishte një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur, por deri tek kartoni i kuq i marrë nga De Ligt ne kemi dominuar lojën.

Dumfrajs kaq arritur deri në fundin e fushës shumë herë në pjesën e parë, ashtu siç ka bërë dhe krahu tjetër ai i Van Anholt, por nuk kemi qenë deçiziv në pasin e fundit.

Në këto gara deçizive janë episodet, nuk kemi shfrytëzuar si duhet rastin e Malen dhe pas pak minutash kemi mbetur me 10 lojtarë.

Kur ishim poshtë një goli po mendoja që të ndërroja skemë nga 3-5-2 në 3-3-3, duke vendosur Berguajs si anësor i djathtë, duke dërguar në të majtë Promes dhe Vergorst si sulmues qendre. Menjëherë shkuam poshtë dy golave, dhe ndryshova mendim.”, përfundoi De Bur

Related posts

BOTËRORI 2022/ FIFA ndryshon rregulloret. Tani trajnerët mund të…

F.autor

Torino preferon të mbajë SERBIN LJAJIC, SULMUESI I MILANI drejt largimit

Isa.Autor

TË QESHURA PAFUND/ Çfarë ndodhi me Armando Brojën në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment