Futboll Sport

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Daliç: Në sulm nuk treguam shumë cilësi, por…

Kroacia pësoi disfatë në sfidën e parë të Kampionatit Europian duke u mundur me rezultatin minimal 1-0 nga Anglia.

Pas ndeshjes, trajneri kroat Zlatko Daliç u shpreh se Anglia përfitoi nga gabimet e lojtarëve të tij dhe se skuadra ishte në një nivel me anglezët.

‘’Unë përgëzoj Anglinë për fitoren, por edhe lojtarët e mi. Ishte një lojë komplekse, ‘’e nxehtë’’. Duhet të shtynim më shumë para në 20 minutat e para të lojës. Për 7 ditë me radhë kemi folur për rëndësinë e të qëndruarit në pozicion, ata shfrytëzuan gabimin tone dhe gjetën golin.

Në sulm nuk treguam shumë cilësi, por po luanim kundër Anglisë, i cili është një ekip i frikshëm. Ne ishim në të njëjtin nivel me ta për shumicën e kohës. Ishte ndeshje inkurajuese për mua, do të bëjmë më mire në ndeshjen tjetër’’, e mbylli fjalën e tij Daliç.

Related posts

Thomas Strakosha në SUPER formë, “gardiani” kuqezi nuk ka nevojë për mbrojtës

Isa.Autor

Reina në teste mjekësore në Milan, problem me Donnarumman

Q.Autor

LARGIMI I ZE MARIAS/ Tifozët shpërthejnë ASHPËR kundër Halilit, FUTI 1X2…

Isa.Autor

Leave a Comment