Futboll Sport

HUNGARI-PORTUGALI/ Ronaldo kërkon të konfirmohet kampione Europe (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 18:00 Portugalia do të zbresë në fushë përballë Hungarisë e cila do ta luajë këtë sfidë në shtëpinë e saj në Budapest.

Kampionia në fuqi e Europës, Portugalia do të zbresë në fushë me qëllimin e qartë të ruajë trofeun deri në minutat e fundit. Portugezët janë cilësuar nga shumë trajnerë dhe ekspertë si favoritë kryesorë për fitimin e kompeticionit pasi ka në përbërje një kontingjent të pasur me yje në skuadrat e tyre respektive.

Kapiteni portugezëve, Kristiano Ronaldo është shprehur i qartë se do të tentojnë të shkojnë deri në finale edhe pse në grup kanë Francën me Gjermaninë. Ky pritet të jetë dhe grupi më interesant në këtë kompeticion duke e bërë mjaft të ashpër luftën për të kaluar në fazën e eliminatoreve.

Në krahun tjetër, tekniku i hungarezëve Rosi do të rreshtojë një formacion me 5 mbrojtës, teksa do të bazohet tek loja cinike. Në konferencën për shtyp, Rosi u shpreh se do tu duhet pak fat për mos të shpërdoruar rastet që do të vijnë pasi një skuadër si Portugali nuk të lejon shumë hapësira.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIMIN E 22-VJEÇARES SHQIPTARE/ Robinho: Pendohem vetëm që tradhtova gruan

Delo.autor

Është jashtë planeve të Petkoviç/ Një tjetër shqiptar do të ketë fatin e Behramit

Isa.Autor

“PËRJETËSISHT” TE BARÇA/ Ja oferta për Lionel Messin

Delo.autor

Leave a Comment