Futboll Sport

REALIZOI GOLIN E KUALIFIKIMIT PËR GJERMANINË/ “Heroi” Gorecka: Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe…

Leon Gorecka ishte heroi i ndeshjes në Mynih, në një fushë të cilën e njeh përmendësh, pasi aty luan çdo dy javë me Bajernin e Mynihut. Ishte pikërisht ai që i kishte munguar skuadrës gjermane në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi. Pas ndeshjes, lojtari nuk fshehu gëzimin e tij për golin që i dha kualifikimin skuadrës gjermane.

“Çfarë nate, çfarë ndeshjeje. Mund të them që isha me fat që topi më erdhi afër këmbës, ku nuk u mendova dy herë dhe godita. Kur topi shkoi në rrjetë nuk u besova syve. Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe tifozët tanë që nuk meritonin që eliminoheshin para kohe”, tha Leon i cili analizoi edhe golat e kundërshtarit.

“Bëmë disa gabime, sidomos në atë të dytin. E pafalshme. Kjo nuk duhet të ndodhë në të ardhmen, pasi në të kundërt nuk mund të kemi të njëjtin fat. Por, mund të them që fitore të tilla na rrisin shumë besimin.

Tani na pret një kundërshtar, i cili është favorit për të fituar Europianin, ata do të luajnë në shtëpi përballë publikut të tyre. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe spektakolare”, tha mesfushori i Gjermanisë.

Related posts

ËSHTË LOJTARI I MOMENTIT/ Talenti i Italisë godet vogëlushin grek, më pas… (VIDEO)

Delo.autor

Çudi në Kiev. Tifozët paguajnë çmime të kripura, por në stadium nuk shohin dot finalen (FOTO)

Sadik.Autor

DOPIETË NDAJ ARSENAL/ Shqiptari Armando Broja i jep fitoren “Bluve të Londrës” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment