Futboll Sport

REALIZOI “POKER” NDAJ SAN MARINOS/ Bomberi Muriqi: Nuk e mendoja se do shënoja kaq shumë

Vedat Muriqi kreu një super paraqitje ndaj San Marinos ku realizoi për Kosovën e tij 4 gola duke qenë dhe lojtari i parë i përfaqësueses “Dardane” që realizon katër gola brenda një ndeshje. Sulmuesi i Lacios pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport Kosova” ka folur duke treguar se është i lumtur për golat dhe duke deklaruar të ardhmen e tij:

“Nuk e kisha menduar në fakt se do të shënoja kaq, por jam shumë i lumtur që ia dola. Bashkëpunova shumë mirë me shokët dhe jam i kënaqur, pasi janë 4 gola që vijnë pas një sezoni jo fort të mirë me Lazion.

Ne vinim pas disa rezultatesh jo fort pozitive, ndaj kishim nevojë të fitonim sot, pavarësisht se luanim ndaj San Marinos. Mendoj se e interpretuam mirë ndeshjen, por për fat të keq morëm një gol në minutat e fundit. Rikthimi te Fenerbahçe? Faktikisht asgjë nuk varet më nga unë, pasi verën e kaluar Lacio ka shpenzuar shumë para për mua dhe u takon atyre të vendosin.

Ata e dinë më mirë se çfarë bëjnë. Unë kam edhe 4 vite kontratë me ta dhe jam i detyruar ta respektoj atë. Kur të nisin përgatitjet për sezonin e ri, do të jem në Romë.”, përfundon Muriqi.

Related posts

E PABESUESHME/ Legjenda e Barcelonës: U kënaqa, që Luka Modric u shpall më i miri

Isa.Autor

SUPERIORE/ Spikat derbi Partizani-Tirana, mësoni tre ndeshjet e fundit të vitit 2021

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment