Futboll Sport

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Torres kërcënon rivalët: Jemi të uritur për të bërë gjëra të mëdha

Ferran Torres sfidon Robert Levandovskin. Bën humor kur thotë se mbrojtësit e Spanjës do ta “hanë” sulmuesin e Bajernit të Mynihut, por ka besim se do të jetë një ndeshje e bukur dhe “Furia e Kuqe” do të marrë fitoren.

A ju bezdisin kritikat e shumta pas barazimit me Suedinë?

Kritikat janë pjesë e futbollit. Ne e dimë se si t’i përballojmë dhe e dimë që ato do të jenë të pranishme, sa herë që mungon rezultati. Kritikat janë më të fuqishme në Spanjë dhe në Valencia. Jo kaq shumë në Mançester.

Si e shpjegoni mungesën e golit?

Ndodh edhe kështu. Krijuam shumë raste ndaj Suedisë, por nuk ia dolëm të shënonim. Ka raste kur realizohet edhe në mënyra si të thuash aksidentale, me fat, por ka edhe raste kur nuk gjendet asnjë mënyrë për të shënuar, pavarësisht se i provon të gjitha.

Dhe si e gjetët veten pjesë të kombëtares në Europian?

Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Për mua ka qenë një vit i çmendur, me trofe në Mançester si dhe tanimë me Europianin.

E nisët Europianin duke treguar gjëra pozitive dhe jo fort pozitive. Si ishte për ju?

Ishte një javë e komplikuar në aspektin personal, sepse të gjithë ishim të frikësuar dhe me mendjen nëse do të dilnim pozitiv me COVID. Ndikoi edhe fakti që ne nuk u stërvitëm bashkë, si grup. E gjithë situata na e vështirësoi gjithçka ditën e ndeshjes.

Ju bezdis që cilësoheni një ekip i butë dhe “i velur”?

Ne jemi të uritur për të bërë gjëra të mëdha. Nuk e di se çfarë ekipi na kanë cilësuar. Ky është futboll dhe rëndësi ka që t’i bësh gjërat siç duhet, për të shkuar sa më larg.

Keni luajtur në disa role. Cili ju përshtatet më së shumti?

Roli im është ai i anësorit të djathtë. Mirëpo, sa më shumë të luaj përpara, aq më shumë i afrohem golit.

Përballë vjen Polonia dhe Levandovski. Jeni i shqetësuar për këtë sfidë?

Jo, nuk jemi aspak të shqetësuar! Qendërmbrojtësit tanë do ta “hanë” Levandovskin. Guardiola apo Luis Enrike? Janë trajnerë të cilët pëlqejnë të kenë sa më shumë topin në zotërim. Kanë shumë të përbashkëta.

Si është Guardiola nga afër?

I fokusuar 100% te futbolli, në 24 orë të ditës, në shtatë ditë të javës. Gjithmonë. Ai më ka ndihmuar dhe mësuar shumë. Unë jam vetëm 21 vjeç dhe kam shumë për të mësuar ende, por në një vit që kam qenë me të, kam vetëm falënderime për t’i bërë nga ajo që më ka dhënë.

Ndaj Suedisë, bari nuk ishte siç duhej…

Po, është e vërtetë. Nuk ishte në gjendjen më të mirë, por na duhet të përshtatemi me kushtet që janë.

Related posts

DHIMBJE TË FORTA NË GJOKS/ Iker Kasijas shtrohet me urgjencë në spital

Delo.autor

BENFICA-BAYERN MUNICH/ Nagelsmann i beson katërshes së sulmit Coman-Muller-Sane-Lewandowski (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E KONFIRMON KLUBI I KUKËSIT/ Ja ku do të zhvillohet supersfida ndaj Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment