Futboll Sport

“SHIHEMI NË PLAZH”/ Trajneri i Hungarisë tallet keq me Ronaldon, Mbappe dhe Neuer

Pas eliminimit të Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë nga “Euro 2020”, të gjitha skuadrat e grupit F, së bashku me Hungarinë, janë kthyer në shtëpi, pa shkuar dot në çerekfinale. Po flasim për të ashtuquajturin “grupi i vdekjes”. Trajneri i hungarezëve, Marco Rossi, bëri shaka në rrjetet sociale me një fotomontazh, që ka bërë xhiron e botës përmes internetit. Hungaria e tij, pavarësisht kalibrit të kundërshtarëve, nuk kaloi dot në 1/8 finale, duke paguar një humbje dhe dy barazime.

Në fund, megjithatë, asnjë nga katër skuadrat që i përkisnin të ashtuquajturit “grup i vdekjes” nuk siguruan dot çerekfinalet e Europianit. Trajneri italian vendosi të tallej me këtë fakt. Ai postoi në profilin e tij në Instagram një fotomontazh, që e portretizon atë në det së bashku me Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappé dhe Manuel Neuer, të gjithë me valixhet në duar.

Fotoja, e cila menjëherë u bë virale në rrjetet sociale, u shoqërua me një mbishkrim ironik: “Shihemi në plazh”. Nënteksti i trajnerit të Hungarisë ishte i qartë, duke aluduar eliminimet e parakohshme të Portugalisë, Gjermanisë dhe Francës. Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente të ndryshme, madje disa tifozë italianë i shkruajnë: “Mister i madh”.

Related posts

Cungu dhe Agolli shkëmbejnë përqafime dhe batuta, por nesër do jenë kundërshtarë

Isa.Autor

Kane “vrasës”, kalon në avantazh Anglinë (VIDEO)

Sadik.Autor

VAZHDON ÇËSHTJA E TRASHËGIMISË/ Pasuria 500 milionë dollarë e Maradonës dhe ato dy kasaforta misterioze në Dubai

Delo.autor

Leave a Comment