Futboll Sport

SKANDALI ME TIFOZËT/ Xhiro me patina, Spanja përton të ecë në këmbë

Nuk kanë fund telashet te Spanja. Situata përreth klubit dhe përplasjet me tifozët nuk e ndihmojnë aspak ekipin e Luis Enrikes që të rritet dhe të mendojë për “finalen” kundër Sllovakisë. “Furia e Kuqe” është në një gjendje kritike pas dy barazimeve të para dhe i duhet patjetër të fitojë në ndeshjen e tretë që të sigurojë kualifikimin. Por, episodet e fundit kanë shtuar akoma më shumë stresin për trajnerin Enrike, i cili duket se i ka të gjithë kundër dhe nuk po jep argumente që të tjerët ta mbështesin në këtë turne të rëndësishëm.

INJOROHEN TIFOZËT

Mediat kanë publikuar disa pamje që tregojnë ftohjen që ekziston mes fansave të “La Rohas” dhe vetë skuadrës. Shumë tifozë kanë qenë të pranishëm në daljen e skuadrës nga hoteli i Seviljes dhe kanë kërkuar që futbollistët të ktheheshin për t’i përshëndetur. Në fakt, asnjëri prej tyre nuk ka marrë mundimin që të kthehet, të japë autografe apo thjesht t’i falënderojë për prezencën e tyre. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, të cilët kanë nisur të vërshëllejnë sërish kur skuadra u fut e gjitha në autobus. Të pranishmit u zhgënjyen nga kjo gjë. Shihet qartë që raporti është krisur mes palëve dhe vetëm një fitore bindëse kundër Sllovakisë do të rikthente sërish harmoninë dhe pak oksigjen për të vazhduar në Europian.

SHUMË KRITIKA

Spanja është një nga kombëtaret që ka përqafuar më shumë teknologjinë në qendrën stërvitore në “La Rozas” në Madrid. Gazeta “MARCA” publikoi disa pamje ku futbollistët përdornin patinat elektrike për të shkuar nga një pjesë e qendrës stërvitore në një tjetër. Ishin vetëm 100 metra për t’u bërë me këmbë, por futbollistët spanjollë duket se përtojnë dhe nuk duan të vendosin këmbët në punë. Pas dy barazimeve dhe ndeshjeve realisht të dobëta, duhet të ecnin për të bërë pak stërvitje në mënyrë që të jenë në formë për ndeshjen e ardhshme kundër Sllovakisë.

Related posts

Partizani i sposton në Elbasan përgatitjet anti-Skënderbeu

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

NJË HAP LARG ZBARKIMIT NË “CAMP NOU”/ Neymar pranon të rikthehet tek Barcelona me…

Delo.autor

Leave a Comment