Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA MBUSH ARKAT/ Ja sa pritet të fitojnë durrsakët me pjesëmarrjen në Champions…

Kampionët arkëtojnë rreth 1.2 milionë euro Titulli kampion për Teutën këtë sezon ka një bonus të jashtëzakonshëm për të ardhurat e klubit durrsak, që më së shumti ishte mësuar me pjesëmarrje në Ligën e Europës.

Tashmë që “djemtë e detit” do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Liga e Kampioneve, pritet të arkëtojnë rreth 1.2 milionë euro të sigurta. Kjo llogari bëhet në rastin më të keq, pasi nëse Teuta arrin ta kalojë turin në Champions, atëherë të ardhurat shtohen. UEFA i jep një bonus prej 260 mijë eurosh Teutës vetëm për faktin se është shpallur kampione e Shqipërisë.

Ndërsa, për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve, UEFA akordon si shpërblim për klubet 280 mijë euro. Në rast se durrsakët eliminohen që në turin e parë, më pas kalojnë në turin e dytë të kompeticionit tjetër, Liga e Konferencës. Për këtë klubit i shtohen edhe 450 mijë euro të ardhura.

Nga ana tjetër, për të drejtën televizive, durrsakët përfitojnë diku te 70 mijë euro, ndërsa FSHF jep si shpërblim për kampionen 100 milionë lekë të vjetër. Kësisoj, Teuta tashmë ka në dorë një buxhet të shëndoshë.

Related posts

NIS PROJEKTI “BARDHEZI”/ Ardhja e Allegri-t ndryshon gjithçka, Juventus ka gati rinovimin për yllin e skuadrës…

Delo.autor

“KJO TRANSFERTË ËSHTË SHUMË IMPENJATIVE”/ Flet Edy Reja: Kualifikimi në Europian do të vendoset në…

Delo.autor

Ja pse Mandzukic i tha jo Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment