Futboll Sport

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA/ Sulmuesi Chieza: Detyrim të ëndërrojmë për trofeun dhe…

“Askush të mos bëjë gabim të mos besojë te kjo skuadër. Kur shkojmë në dhomë të flemë gjatë mbrëmjeve nuk ëndërrojmë që të kalojmë grupin, por ëndërrojmë trofeun, fitoren e këtij Europiani dhe fakti që jemi një skuadër e fortë e kemi detyrim të provojmë ta bëjmë realitet objektivin që kemi”.

Ishin këto fjalët e Federiko Kiezës, i cili dje luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në këtë Europian, por në fund u zgjodh nga UEFA dhe si “Futbollisti i ndeshjes”.

“Meritoja më shumë minuta? Jo, pasi këtu nuk ka rëndësi kush luan. Ai që zbret në fushë bën diferencën gjithmonë dhe mendoj se ndeshja ndaj Uellsit ishte shembulli më i saktë. Mançini kishte bërë 8 ndryshime nga dy sfidat e kaluara dhe përfundimi ishte po i njëjti.

Trajneri ka meritën jo vetëm që na ka bërë grup, por na ka dhënë entuziazmin e duhur për të shijuar këtë ëndërr të përbashkët”, tha juventini.

Related posts

MË SHUMË SE 1 MILIARD EURO/ Ja skuadrat me vlerën më madhe në botë

F.autor

El CLASSICOS/ Përplasje para sfidës Real Madrid-Barcelona, arrestohen disa tifozë

F.autor

SHKËLQEU NDAJ LUFTËTARIT/ Zogaj: Vllaznia në çdo pozicion në renditje, ka presion nga tifozët

Delo.autor

Leave a Comment