Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Vllaznia nis përgatitjet për Europën, vjen një sulmues gjerman. Ja emri…

Vllaznia e ka nisur punën për Ligën e Konferencës me ndryshime të shumta, ku një pjesë e mirë e titullarëve janë larguar. Gjithsesi, në Shkodër nuk po rrinë duarkryq, pasi drejtuesit kanë nisur punën për përforcimin e grupit.

“Panorama Sport” ka zbuluar afrimin e fundit në kampin kuqeblu, ku bëhet fjalë për një sulmues gjerman me origjinë kroate. Bëhet fjalë për Kreshimir Kovaçeviçin, i cili në sezonit e fundit ka qenë pjesë e qipriotëve të Ermisit. 24-vjeçari shikohet si përforcim për majën e sulmit, ku nëse palët arrijnë akordin i bie që Kovaçeviç, 190 cm i gjatë, të jetë pika referuese e ekipit në fazën ofensive. Por, stafi teknik nuk do që të nxitohet me kroato-gjermanin, pasi më parë ai duhet të kalojë provën dhe në fund do të jetë trajneri Brdariç që do të vendosë për të ardhmen e tij te Vllaznia.

Stafi do ta mbikëqyrë nga afër Kovaçeviçin për disa ditë dhe më pas do të vendoset për sulmuesin që ka luajtur edhe me Lokomotivën e Zagrebit. Vlera e kartonit, sipas “transfermarkt” është 300 mijë euro dhe në sezonin e fundit me Ermisin ai luajti 16 ndeshje, ku shënoi edhe tre gola.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Juventusi mund ta blejë James Rodriguezin për 42 milionë euro

Isa.Autor

(VIDEO) Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Bournemouth, ja autori i golit

Q.Autor

MIQËSORJA/ Kosova mposhtet nga Suedia në turneun e janarit

Delo.autor

Leave a Comment