Futboll Seria A Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ “Demi” Lautaro: Doja të largohesha pas tre muajsh nga Inter-i. Ja kush më ndihmoi

Lautaro Martinez ka dhënë një intrvistë për La Nacion nga grumbullimi me kombëtaren.

Sulmuesi ka folur për eksperiencën e tij tek Inter dhe për transferimin e tij te zikaltrit.

“Ausilio ka ardhur të më takojë në Buenos Aires, unë e pyeta menjëherë nëse fanella me numrin 10 ishte e lirë. Më lajmëruan, më thanë se e kishin veshur lojtarë si Baggio, Ronaldo, Sneijder. Por unë këmbëngula. Për mua ishte si një sfidë, kam nënshkruar dhe e kam bërë fotografinë me numrin 10”, ka thënë Lautaro.

Në lidhje me sezonin e parë tek Inter:

“E dija se duhej të kaloja një periudhë përshtatjeje, por nuk mendoja se do të ishte aq e vështirë. Pas tre muajsh doja të largohesha nga Inter, nuk duroja dot më. “Po çmendesha, merrja makinën dhe dilja vetëm”.

El Toro ka folur edhe për Icardi-n:

“Më ka ndihmuar shumë, gjërat janë përmirësuar. Kam luajtur më shumë në sezonin e dytë dhe më pas kam fituar titullin. Jam i lumtur”.

Related posts

AMIR RRAHMANI FANTASTIK/ Ja çfarë bën sulmuesi i Veronës përballë portierit të “Kuqezinjve”

Delo.autor

“TONALI ËSHTË I DUHURI PËR SKEMËN E CONTES”/ Ish-sulmuesi i Milan: Kumbulla një nga mbrojtësit më të mirë…

Delo.autor

THUMBON BOMBERIN IBRAHIMOVIC/ Sabatini: Gattuso nuk do ta braktiste skuadrën për Sanremo

Delo.autor

Leave a Comment