Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Bën pjesë në planet e Mourinho-s, Roma rinovon kontratën me mesfushorin…

Roma ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mesfushorin Henri Mikitarian. Futbollisti armen do të mbetet te verdhekuqtë dhe për një sezon tjetër.

Mikitarian ka qenë pjesë e Mançester Junajtid në kohën kur Murinjo drejtonte “djajtë e kuq” dhe për hir të së vërtetës nuk ka kaluar një periudhe të mirë, ndoshta kjo është arsyeja që ka pranuar të rinovojë kontratën për të provuar veten nën drejtimin e protugezit.

Armeni do të fitojë nga kjo marrëveshje 4 milionë euro, një shumë më e lartë seç merrte aktualisht. Ndërkohë vetë 32 vjeçari reagoi për këtë zgjatje të kontratës duke u shprehur:

“Në këto dy vite, Roma ka mposhtur emocionet e mia si ekip dhe si qytet, kjo në sajë të pasionit të pabesueshme të tifozëve. Ambiciet e klubit janë të larta dhe unë jam me të vërtetë krenar që mund të jap kontributin tim për të përballuar sfidat që na presin sezonin e ardhshëm. Shkojmë Roma!”, u shpreh Mikitarian.

Related posts

NUK DO RIKTHIMIN TEK KLUBI “BARDHEBLU”/ Sulmuesi Ngoo”Shpërthen”: Tek Tirana ushqejnë k*rvat me…

Delo.autor

SFIDA ME ANDORËN/ Lojtarë të pamotivuar me Shqipërinë? Reja: Mjerë ata pastaj

Delo.autor

E PAPRITUR/ Loret SADIKU refuzon SHQIPËRINË, Panuçi e zëvendëson me Ergys Kaçen

Isa.Autor

Leave a Comment