Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Calhanoglu arrin akordin me Inter dhe prezantohet tek muzeu i trofeve. Ja detajet e kontratës…

Hakan Çalhanoglu është lojtari i ri i Interit. Fantazisti turk ka firmosur pak më parë kontratën e tij që do ta lidhë me skuadrën zikaltër për tre vitet e ardhshme me një pagë prej 5 milionë eurosh.

Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i klubit zikaltër, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, për të vulosur përfundimisht “tradhtinë” e 27-vjeçarit për Milanin. Prezantimi i futbollistit turk ka ardhur nga muzeu i trofeve të Interit.

Çalhanoglu lë kuqezinjtë pas 4 sezonesh për t’u transferuar nga krahu tjetër i Milanos me parametra zero me arsyen financiare ku drejtuesit e Milanit nuk po gjenin gjuhën e përbashkët me fantazistin turk, ndërsa Interi përfitoi nga ky moment për t’ia rrëmbyer “kushurinjve” play-maker-in e tyre.

 

Related posts

ATMOSFERA E DERBIT/ Babai i Leos PËRLOT policët, kontrolle të rrepta sigurie dhe asnjë…

Isa.Autor

RRËFEHET CIKALLESHI/ Kisha disa oferta, por zgjodha Goztepe për këtë arsye

Isa.Autor

APOLONIA KA 11 VITE QË NUK FITON NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Kamarata: Do të bëjmë maksimumin tonë për të…

Delo.autor

Leave a Comment