Futboll Sport

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, skuadra italiane i beson sërish pankinën ish-sulmuesit të Italisë

Ish-sulmuesi i Udinezes dhe i kombëtares italiane, Antonio Di Natale është konfirmuar në pankinën e skuadrës së Karrarezes, e cila militon në Serinë C italiane.

Ish-sulmuesi i njohur ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri më 30 qershor të 2023 me klubin e Karrarezes nga ku e mori këtë detyrë zyrtarisht në muajin prill. Tekniku 43-vjeçar e renditi skuadrën në vendin e 16 të Serisë C në Grupin A.

Di Natale ka patur eksperienca të tjera tek skuadra e Specias ku ka qenë zëvendëstrajner i skuadrës së parë dhe trajner i U-17 të Specias. Lajmin e rinovimit të kontratës me trajnerin Di Natale, e ka bërë vetë publike klubi i Karrarezes me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA E KLUBIT TË KARRAREZES –

“Klubi i Karrarezes komunikon se ka arritur një akord 2-vjeçar deri më 30 qershor 2023 me trajnerin Antonio Di Natale, i cili do të udhëheqë skuadrën tonë.”

Related posts

KËRKOHET NGA E GJITHË EUROPA/ Askush nuk ka shënuar sa ai në këtë moshë, Lautaro një “xhevahir”

Delo.autor

YLLI ATLETIKO MADRITIT/ Griezmanni e zbulon se ku dëshiron ta përfundojë karrierën

Isa.Autor

U RENDIT E DYTA NË KUPËN E BOTËS/ Lara Colturi: Frymëzim të ndaj podiumin me Mikaela Shiffrin

F.autor

Leave a Comment