Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Laçi nuk ndalet në merkato, kurbinasit prezantojnë një tjetër futbollist

Skuadra e Laçit nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi prezantoi Guindon, Klinti Qaton dhe Bashkim Velijan, kësaj radhe kurbinasit kanë afruar në skuadër mbrojtësin malazez Marko Roganoviç.

Lajmin për afrimin e 24 vjeçarit e bëri të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në ‘’Facebook’’ duke zyrtarizuar blerjen e katërt brenda pak ditëve.

Roganoviç është futbollist malazez i cili vjen nga skuadra e Titogradit ku ka luajtur për 4 sezone. 24 vjeçari mund të luajë në dy pozicione në mbrojtje, si anësor ose në qendër.Kurbinasit e kanë seriozisht këtë merkato dhe me shumë gjasa nuk pritet të ndalen këtu.

Related posts

FRIKA NGA SERBËT/ Ja vendimi i Maltës para ndeshjes me KOSOVËN

Isa.Autor

DYSHIMET PËR TRUKIM/ Laçi i përgjigjet presidentit të Luftëtarit: Do njoftojmë Prokurorinë… (FOTO)

Delo.autor

Everton ka shpenzuar 260 mln euro për 1 vit! Tifozët: “Mund të kishim marrë Ronaldon…

Isa.Autor

Leave a Comment