Futboll La Liga Sport

ALARM PËR BOMBË/ Messi përjeton tmerrin në aeroport, fluturimi vonohet me dy orë

Një frikë e madhe, por për fat të mirë asgjë më shumë. Ajo që përjetoi Lionel Messi të martën, pak para se të nisej nga Rosario për në Buenos Aires, për fat të mirë rezultoi në një alarm fals për bombë, por momentet e terrorit u përjetuan në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit. I gjithë faji i një alarmi për bombë, që rezultoi i pabazuar, por që përsëri i detyroi autoritetet e aeroportit të evakuonin dhe mbyllnin aeroportin për disa minuta.

Ylli argjentinasi fluturoi drejt Buenos Aires të martën për t’u marrë me disa dokumente në lidhje me lëshimin e një vizë për të hyrë në SHBA, ku arriti dje për të shijuar pushimet e merituara. Fluturimi u vonua me dy orë për shkak të një telefonate anonime që paralajmëroi autoritetet portuale për praninë e një bombe në zonën e “check-in”.

Të paralajmëruar nga një individ, i cili pretendonte të kishte një bombë gati për të shpërthyer në bagazhet e tij, forcat e sigurisë u detyruan të mbyllnin aeroportin ndërkombëtar “Islas Malvinas”, për të zbuluar pas një kontrolli të kujdesshëm se ishte një alarm i rremë. Në fund, argjentinasi ishte në gjendje të fluturonte në mbrëmje për në Miami, ku gruaja dhe fëmijët e tij po prisnin që ai të fillonte pushimet. Vetëm një frikë, për fat të mirë, e cila në asnjë rast nuk ndikoi në entuziazmin për marrëveshjen me Barcelonën.

Related posts

Mbape më i shtrenjti, ja lojtarët U-21 me vlerën më të madhe në treg

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Flamurtari. Rezultati 1-0

Delo.autor

RRËFEN AVENTURËN E IBRAHIMOVIC TEK MLS/ Agjenti Raiola: Donte të jetonte atje me familjen, por…

Delo.autor

Leave a Comment