Futboll Sport

BASTET/ Anglia favorite, ja si kuotohen kombëtaret për fitimin e “EURO 2020″…

Pas eliminimit të Gjermanisë e Francës, Italia dhe Spanja bëhen favorite për të triumfuar në Kampionatin Europian.

Me fitoren e djeshme në “Wembely”, anglezët janë kandidatët më të fortë për trofeun teksa suksesi i tyre kuotohet me koeficientin 3.

Pas tyre Spanja, që kaloi me vështirësi Kroacinë vlerësohet me koeficient 4.

Podiumin e basteve e mbyll Italia. Për të besuarit e Roberto Mançinit koeficienti i suksesit është në vlerën 5, teksa menjëherë më pas vjen Lukaku me shokë.

Një fitore e Belgjikës kuotohet me koeficientin 8. Pas suksesit ndaj Francës, Zvicra vlerësohet me 23, teksa 26 e ka koeficientin Republika Çeke e bomberit të turneut ende në garë, Patrik Shik.

Related posts

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Serie A rihap stadiumet, ja plani për rikthimin e tifozëve

Delo.autor

BRAKTISËN FAMILJEN DHE PUNËN/ TIFOZËT bëjnë 18 orë TRANZIT për Superclasicon

Isa.Autor

SI U SHMANG TRAGJEDIA E KOMBËTARES/ Avioni kishte defekt, islandezët u shpëtuan jetën kuqezinjve

Delo.autor

Leave a Comment