Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Tifozët e Bazelit në protestë, rrezikohet stadium i boshatisur ndaj Partizanit. Ja arsyeja…

Skuadra e Bazelit mund të rrezikojë të luajë kundër Partizanit pa asnjë tifoz në shkallët e stadiumit. Kjo për shkak se tifozët e ekipit zviceran, që janë të shumtë në numër, kanë dalë në protestë kundër qeverisë së tyre, pasi kjo e fundit i ka urdhëruar të gjithë që kur të futen në stadium, të tregojnë certifikatën që vërteton se personat janë vaksinuar me dozat kundër COVID-19. Ky urdhër i qeverisë, nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve.

NISJA E PROTESTËS

Gjithçka ka nisur ditën e djeshme dhe tifozët nuk do të ndalen derisa qeveria të dalë me një vendim të dytë, ndryshe nga ai i pari ku u kërkohet me patjetër certifikata COVID. Pranë stadiumit “St. Jakob Park”, impiant i Bazelit, tifozët kanë ngritur zërin dhe kanë protestuar për rreth 2 orë. Kjo protestë vetëm ka nisur, pasi tifozët do të vazhdojnë të protestojnë edhe në ditët në vazhdim dhe janë gati që ta bojkotojnë edhe sfidën e parë të sezonit për Bazelin, pikërisht ajo kundër Partizanit në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

NJË MINUS I MADH…

Bojkoti i tifozëve do të ishte një minus shumë i madh për ekipin e Bazelit, që ka një ndër tifozëritë më të zjarrta në Europë. Gjithashtu, stadiumet janë të hapura në Zvicër dhe parashikoheshin rreth 35 mijë tifozë në shkallët e stadiumit, duke pasur parasysh se kjo është sfida e parë për këtë sezon të ri për Bazelin. Pa praninë e tifozëve të tyre, Bazeli mund ta ketë disi më të vështirë përballë “demave të kuq” të Ilir Dajës.

ANA TJETËR E MEDALJES…

Nëse bojkoti i tifozëve të Bazelit është një minus i madh për skuadrën zviceranë, për Partizanin është një gjë shumë pozitive. Pa presionin e tifozëve rivalë, lojtarët e kuq mund të luajnë më të qetë dhe të jenë më të përqendruar në detyrat e tyre taktike. Pra, qeveria zvicerane duhet të gjejë një zgjidhje sa më parë për tifozët, të cilët nuk e kanë ndërmend t’i ndalin protestat dhe bojkotin e tyre. Sfida mes Bazelit dhe Partizanit do të luhet ditën e enjte, në orën 20:15 në stadiumin gjigant “St. Jakob Park”

Related posts

Valencia-Real Madrid, miqtë nuk mund të gabojnë më

Q.Autor

“BOMBA E DITËS”/ Barça frikëson Guardiolën, ofron 150 milionë euro për “yllin” Brazilian

Isa.Autor

ZYRTARE/ Kukësi godet në merkato, rikthen Shkurtajn në Kategorinë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment