Futboll Sport

E ARDHMJA E MESSIT NË AJËR/ Nuk ka vend për… kontratën

E ardhmja e Lionel Mesit vazhdon të jetë në ajër. Nuk ka kontakte mes tij dhe klubit që nga 1 korriku. Barcelona është duke punuar për të liruar masën e rrogave për ta çuar kontratën e tij në La Liga dhe vetë lojtari është i gatshëm ta ulë atë në 50%. Por për momentin nuk ka një datë dhe një orë se kur do të rikthehet t’i bashkohet Barcelonës.

Më saktë ka dhe është në 2 gusht, ora 09:00, – orar i vendosur për lojtarët që kanë marrë pjesë në Kupën e Amerikës dhe shkuan deri në finale si Mesi, Aguero dhe Emerson. Problemi është se Leo nuk ka rinovuar ende dhe nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës.

Nëse vjen, ai nuk do të jetë pjesë e fazës përgatitore në Gjermani, por do të qëndrojë në qendrën stërvitore për të punuar i veçuar, në mënyrë që të kapë ritmin. Më 5 gusht do të bëhet prezantimi i Emersonit, i cili është një nga 4 afrimet që kanë ardhur këtë merkato.

Planet e Kumanit janë për t’i dhënë minuta lojtarit më 8 gusht në turneun Gamper ndaj Juventusit, por e panjohura mbetet Lionel Mesi. E ardhmja e tij është duke tensionuar nervat e të gjithëve.

Të dyja palët janë dakord për rinovimin dhe thuajse e kanë mbyllur marrëveshjen, por limiti i masës së rrogave nuk e lejon zyrtarizimin e saj.

Duhet thënë që Barcelona ka detyrim patjetër që t’i zgjidhë të gjitha këto probleme nëse do që Mesi të rikthehet në datën 2 gusht.

Në të kundërt, Leo duhet të presë. Është një situatë absurde, e cila arriti deri në këtë pikë sepse Bartomeu e menaxhoi shumë keq klubin në vitet e tij si president i Barcelonës.

Ai madje e detyroi Mesin që të kërkonte largimin, sepse nuk po e duronte dot situatën e krijuar, por me rikthimin e Laportës gjërat kanë ndryshuar. Sigurisht që duhet shumë punë për t’i rregulluar të gjitha.

Related posts

RRUGËT MES ICARDIT DHE INTERIT NDAHEN/ Mediat italiane zbulojnë skenarin e çmendur të verës, ja e ardhmja e yllit

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Sozia e Alexandër-Arnold drejt Milanit, por fillimisht duhet zgjidhur një çështje

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Ndodhet jashtë preferencave Xavit, sulmuesi i Barcelonës pranë kalimit tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment